25 Mars, 2026

“Jam me fat që të kam për vete!”- Gert Lasku feston ditëlindjen, Eneda Tarifa i bën dedikimin e veçantë: Me ty ndaj çdo të mirë dhe të keqe! Më bën të ndihem gjithmonë e sigurt


Këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa i ka bërë  një dedikim të veçantë  partnerit të saj , Gert Lasku, në ditën e tij të lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku shfaqet një moment i çiftit të përqafuar, artistja ka shprehur dashurinë e thellë dhe mirënjohjen për njeriun me të cilin ndan jetën.

“Nuk di nga t’ia filloj… sepse për mua ti nuk je thjesht shoku, i dashuri im, bashkëshorti me të cilin ndaj çdo të mirë a të keqe, por je njeriu i zemrës time, ai që më njeh më mirë se kushdo, ai që më duron më shumë se kushdo, por edhe ai që më bën të ndihem gjithmonë e sigurt,” shkruan Eneda.

Ndër rreshta këngëtarja shkruan se jetën qe ka ndërtuar përkrah Gertit nuk e ndërron me asgjë në botë.

“Me ty kam ndërtuar diçka që nuk e ndërroj me asgjë në botë. Dua të dish që jam krenare për ty, për njeriun që je dhe për gjithçka që bën për vete, për ne dhe fëmijët tanë…” ndërsa shton: “Dhe mbi të gjitha… jam shumë me fat që të kam ‘për veten time’.

Postimi i plotë:

Nuk di nga t’ia filloj… sepse për mua ti nuk je thjesht shoku, i dashuri im, bashkëshorti me të cilin ndaj çdo të mirë a të keqe, por je njeriu i zemrës time, ai që më njeh më mirë se kushdo, ai që më duron më shumë se kushdo, por edhe ai që më bën të ndihem gjithmonë e sigurt.

Me ty kam ndërtuar diçka që nuk e ndërroj me asgjë në botë. Dua të dish që jam krenare për ty, për njeriun që je dhe për gjithçka që bën për vete për ne dhe fëmijët tanë….

Dhe mbi të gjitha… jam shumë me fat që të kam “për veten time”

Uroj që kjo ditëlindje të të sjellë aq lumturi sa më ke dhënë ti mua çdo ditë.

Gëzuar ditëlindjen shpirti im, Dashi im, dhurata ime….

© Panoramaplus.al