9 Nëntor, 2020

“Jam martuar me shkuesi, isha e virgjër”- Dorina Mema tregon detajet intime nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin: Ishte i pari për mua


Dorina Mema është një nënë single. Blogerja e fitness-it është divorcuar me bashkëshortin disa vite më parë dhe është shprehur se nuk do martohet derisa vajza e saj të mbushë 18-vjeçe.

Gjatë një interviste së fundmi, Dorina Mema zbuloi detaje intime nga marrëdhënia me babain e Irsit.

Ajo u shpreh se ata janë martuar me shkuesi dhe ka qenë e virgjër. Blogerja zbuloi se ish-bashkëshorti i saj ka qenë i pari për të.

“Martesën e parë e kam pasur me shkuesi, e njihja se mamatë i kishim shoqe. Jam martuar me ato traditat, se duhet të ishe e virgjër, unë ashtu kam qenë, babai i Irsit është i pari për mua. Jemi brezi i ’97. Ne kishim vetëm shkollë dhe shtëpi. Tani jetoj për gocën,”– rrëfeu ajo, në rubrikën “N’fermë”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al