8 Prill, 2025

“Jam krenar për ty”- Big Basta surprizohet në “Ferma VIP”, merr letrën motivuese nga i biri! Mes thashethemesh për ndarje nga Vesa Luma, reperi i bën dedikimin e veçantë partneres


Reperi i njohur Big Basta i cili së fundmi është bërë pjesë e formatit Ferma VIP, ka marrë në natën e prime-t një surprizë emocionuese nga i biri.

Liam, i cili ka ardhur në jetë nga romanca e reperit me Vesa Lumën, i kishte bërë një dedikim prekës atij teksa shkruante se është shumë krenar për babain që ka.

“Babi unë jam shumë krenar për ty. Ditë e natë i lutem zotit të fitosh çmimin e madh që të kem fermën time sa më shpejt. Ti je babi më i mirë në botë. Do të bëj gjithçka për ty. Mos harro të tregosh barcaletat, bëje këtë udhëtim të bukur, mos u ul kurrë dhe mos u dorëzo,” shkruante Liam në një letër për Big Bastën.

I emocionuar nga ky dedikim, reperi u shpreh se djali është jeta e tij.

“O jeta ime Liam, zemra e babit, babi fle me fytyrën tënde përpara syve dhe zgjohem me ty. Është një letër shumë motivuese, të falenderon babi që ke marrë atë mundimin të më bësh të ndihem mirë. Jam shumë me fat që jam babi jot, edhe sikur ta kisha kërkuar me porosi një fëmijë i ty nuk do ta kisha gjetur,” u shpreh reperi teksa përshëndeti dhe bashkëshorten e tij, Vesën me të cilën thuhet se po kalon një krizë martesore teksa u shpreh: “Vesa të dua, jeni zemrat e mija. Më mungoni jashtëmase shumë.”

Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit, Big Basta dhe Vesa Luma, po përfliten për një krizë në marrëdhenien e tyre. Shkak për këtë thuhet se është bërë pjesëmarrja e reperit në formatin “Ferma VIP2”.

 

 

Mirëpo mes këtyre thashethemeve vetë Big Basta ka reaguar duke hedhur kështu zërat për ndarje.

I fundit, teksa ka qenë duke kënduar me fermerët e tjerë një nga këngët e Vesa Lumës, e ka përshëndetur këngëtaren me një puthje duke i thënë “të dua”.

Po ashtu gjatë një bisede me një nga konkurrentet e tjerë, Big Basta është shprehur se është shumë i dashuruar me Vesën, me të cilën ka edhe një djalë të vogël.

Në një bisedë me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd në “Ferma Vip”.

“Unë nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël. Si të bie në dashur, më kë të bie njëherë, me Albin”, u shpreh ai.

Mirëpo nga ana tjetër vetë këngëtarja, Vesa, nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto deklarata të reperit, po ashtu ajo nuk ka hedhur poshtë dhe as nuk ka konfirmuar thashethemet për një krisje në marrëdhënien e tyre.

Aludimet për ndarje

Ajo që shtoi dyshimet për krizën mes çifiti, ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në “Ferma Vip”. “Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?”, ai shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën.

Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale. Ndërkohë që një tjetër detaj u vu re gjatë qëndrimit të tij në fermë. Në shtëpinë ku VIP-at qëndrojnë është vënë kënga e Vesës dhe ai nisi të këndojë dhe kërcejë së bashku me banorët e tjerë. Por, sërish përshëndeti vetëm të birin, jo Vesën.

Pak ditë më parë “Panorama Plus” shkroi se ftesa e “Ferma VIP2” për Big Bastën i ka sjellë atij probleme me bashkëshorten, Vesën. Sipas raportimeve, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë.

 

© Panoramaplus.al