Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, ka edhe një motër tjetër dhe të dyja janë shumë të suksesshme në fushën e muzikës!
Pak flitet për të në media, por Migena Gjata është motra e madhe e Elvanës dhe merret me muzikë klasike.
Sot është publikuar një lajm i bukur në mediat sociale, sipas të cilit, sopranoja ka hapur shkollën e saj të kantos në Gjermani.
Ka qenë mikja e saj, Besa Kokëdhima e para që ka ndarë lajmin në Instastory, ku shkruante se Migena ia doli.
Sigurisht që urimi i Elvanës nuk mund të mungonte për të motrën! Ajo ka publikuar disa fot të së motrës, krah së cilave shkruante: “Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare që sapo plotësove një nga ëndrrat e tua më të vjetra. Shkolla jote e këndimit! Në Dusseldorf. Këngëtarët e rinj do të jenë me fat të punojnë me ty, unë isha!”



