15 Qershor, 2024

“Jam goca më me fat në botë”- Nuk besuan tek dashuria e tyre, Heidi Baçi ka një “mesazh” për skeptikët! Publikon fotot me Romeon dhe i bën dedikimin


Të shumtë ishin ata që vendosën në dyshim dashurinë e Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt, si banorët e BBV, ashtu edhe ndjekësit jashtë shtëpisë që ishin skeptikë për lidhjen e tyre.

heidi baici romeo veshaj 1

Por çifti kanë treguar se janë shumë të dashuruar dhe shfaqen në çdo moment së bashku.

Dyshja, pas përfundimit të BBV, udhëtuan drejt jugut ku pushuan së bashku dhe më pas udhëtuan drejt Italisë, ku edhe jetonte Heidi Baçi, e cila mësohet se është zhvendosur në Shqipëri për të bashkëjetuar me Romeon.

heidi baici romeo veshaj (1)

Gjithashtu, ajo e shoqëron partnerin e saj edhe në koncerte, ndërsa së fundmi ka publikuar disa foto së bashku ku shpreh dashurinë ndaj aktorit.

Heidi shprehet se është vajzë me fat dhe se e do shumë Romeon.

“Fillimisht duam tju falenderojm te gjitheve per gjithe dashurine qe na keni dhuruar❤️ Ps. Sa e dua kete Romeon, eshte Zemra ime. Jam goca me me fat ne bote ❤️❤️❤️”, shkruan ajo krahas imazheve.

heidi baici romeo veshaj (7)heidi baici romeo veshaj (6)heidi baici romeo veshaj (5)heidi baici romeo veshaj (4)heidi baici romeo veshaj (3)heidi baici romeo veshaj (2)

© Panoramaplus.al