19 Nëntor, 2020

“Jam gjallë”- Pasi e shpallën të vdekur, reagon reperi i famshëm shqiptar: Nuk ua dëshiroj …


Gold Ag është bërë pjesë e lajmeve të rreme, pasi së fundmi disa faqe kanë shkruar se ai ka ndërruar jetë, duke shprehur edhe ngushëllimet për reperin.

gold ag (8)

Pasi i ka vënë re këto lajme që po qarkullojnë lart e poshtë, Gold Ag ka reaguar menjëherë duke i qetësuar të gjithë.

gold ag (11)

Ai ka treguar se ky lajm është përhapur nga disa profile të rreme, të cilët kanë dashur të marrin disa klikime më shumë.

gold ag (12)

Vëllezër e motra jam gjallë. E pashë që disa fëmijë me profile ‘fake’ kanë komentuar duke shprehur ngushëllime, sikur unë paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë, por për disa ‘like’ e klikime sot bëhet edhe kjo punë.

Uroj të jeni mirë të gjithë e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen, por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim!“, shkroi reperi.

gold ag (9)

Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, po presin fëmijën e tyre të parë, i cili është djalë.

gold ag (1)

© Panoramaplus.al