Cheryl është e para që ka pranuar se nuk ka fat në dashuri. Dhe tani këngëtarja e popit ka vendosur se nuk ka më nevojë për një bashkëshort për të zgjeruar familjen e saj.

Cheryl do përdor një dhurues sperme për të ngelur shtatzënë.
36-vjeçarja, e cila është nënë e një djali 2-vjeçar Bear, me ish-partnerin Liam Payne, mendon se po i kalon koha për të gjetur një partner dhe po planifikon të ketë më shumë se një fëmijë duke përdorur spermë të dhuruar nga donatorë.
“Nëse koha do ishte në anën time do të prisja dhe do konsideroja më shumë opsione ose do prisja të gjeja dikë,”– tha ajo për revistën Times. “Mund të takoni dikë dhe për atë vit ndiheni shumë mirë, por asnjëherë nuk ka garanci sepse mund të ndodhin kaq shumë gjëra. Jeta është një lojë e vjetër qesharake.”
Cheryl, nga Newcastle, po planifikon të bëjë të paktën edhe dy fëmijë dhe tha se donatorin e spermës do e kërkoj jashtë vendit.
“A e imagjinoni ndonjë djalë nga Newcastle duke thënë: “Ky është fëmija im?”- tha ajo, duke shtuar: “Ka shumë për të zgjedhur dhe shumë për të menduar.”
Ajo u lidh me ish-këngëtarin e One Direction, 10 vjet më e vogël, për 3 vjet nga 2015. Ata lindën djalin Bear në Mars 2017.
Këngëtarja ka qenë e martuar më parë me pronarin e restoranteve, francezin Jean-Bernard Fernandez-Versini.
Ata u martuan pas tre muajsh lidhje në 2014, por u ndanë dy vjet më vonë.
Më pas u martua me futbollistin Ashley Cole nga 2006 deri në 2010.
Cheryl tha për revistën Times se nuk është shumë e mirë kur bëhet fjala për zgjedhjen e partnerëve.



