30 Prill, 2021

“Jam e fortë, jam e fortë… nuk qenkam pra”- Këtë video të Aurela Gaçes teksa stërvitet në palestër nuk duhet ta humbisni


Ndonëse nuk e ka pasur problem se si duket trupi i saj, Aurela Gaçe shkon në palestër për të qëndruar sa më shëndetshëm.

aurela gace (6)

Së fundmi, këngëtarja e njohur shqiptare vendosi të realizojë një video gjatë kohës që stërvitet dhe më pas e ka ndarë atë me ndjekësit.

aurela gace (1)

Teksa ushtrohet për të forcuar krahët, në një moment artistja nuk e mban dot më peshën e trupit të saj dhe bie.

Shikoje deri në fund. Jam e fortë, jam e fortë… nuk qenkam pra”, shkroi me shaka Aurela krahas postimit.

Gjatë bisedave virtuale me ndjekësit, Aurela ka treguar se më parë ka vuajtur nga ankthi.

aurela gace (1)

Ajo u shpreh se gjatë periudhave të ndryshme, ka pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë.

Aurela Gaçe tha se ka qenë e vështirë për të, që të ishte fëmija i madh i familjes dhe të mos kishte të ardhura. E për këtë iu është dashur të marrë vendime e të bënte të pamundurën për të realizuar ëndrrat e saj.

aurela gace (3)

Ndër të tjera, ajo është nënë e dy vajzave, Grajs dhe Abigail. E pyetur nëse mendon ta zgjerojë familjen, Gaçe dha një përgjigje të sinqertë duke thënë se “nuk ma mban”.

aurela gace6 aurela gaçe dasmë të dytë (5)

© Panoramaplus.al