8 Janar, 2021

“Jam beqar, s’po flej me askënd”- Kanye West tradhtoi Kim Kardashian me një burrë? Reagon Jeffree Star: Më pëlqejnë burrat e …


Ndërkohë që përflitet se çifti i famshëm Kanye West dhe Kim Kardashian po shkojnë drejt divorcit, në mediat e huaja rozë qarkulluan lajmet se reperi kishte tradhtuar bashkëshorten e tij, me një burrë.

Pas lajmeve se martesa gjashtëvjeçare e tyre mund të jetë afër fundit të saj, në mediat sociale u shfaqën zëra se fituesi i Grammy është lidhur me yllin e YouTube, Jeffree Star. Por menjëherë këto lajme janë hedhur poshtë.

“Nuk ka asgjë absolutisht të vërtetë për thashethemet rreth Jeffree dhe Kanye,”– tha një burim për E! News.

Ndërsa Jeffree Star publikoi një video në YouTube duke iu adresuar këtyre thashethemeve. Ai tha se lajmet nuk janë të vërteta.

“Unë jam beqar. Nuk po kryej marrëdhënie seksuale me askënd,”– tha Star. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake … Si arritëm deri në këtë moment? Sepse të dy jetojmë në të njëjtin shtet?”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al