“Red Table Talk” rikthehet me një sezon të ri.

Emisioni i njohur që trabsmetohet në Facebook Watch me Jada Pinkett Smith, vajzën e saj Willow Smith dhe nënën e saj, Adrienne Banfield-Norris, nis sezonin e 5-të të mërkurën. Traileri i ri paralajmëroi për shumë të ftuar të famshëm do ulen në tryezën e kuqe, përfshirë Janelle Monáe, e cila do të jetë në premierën e sezonit.
Monáe pritet të flasë për faktin që zbuloi se i përket komunitetit LGBTQ në moshën 32-vjeçare, si dhe për varësinë nga droga e babait të saj dhe ë këtë rrëfim do t’i bashkohet nëna e saj, Janet Hawthorne. “Jam shumë e nderuar që jam këtu,” thotë Monáe në spotin promovues.
Një tjetër dyshe nënë e bijë që do ulen në tryezën e kuqe do të jenë Kim Basinger dhe Ireland Baldwin. Basinger ka folur për ndarjen e saj nga Alec Baldwin në intervistën e saj të parë në më shumë se një dekadë. Në tavolinën e kuqe do të ulet edhe nëna e Miss USA Cheslie Kryst për të folur për vajzën e saj, e cila u vetëvra në janar.
View this post on Instagram
Willow, Jaden dhe Trey Smith gjithashtu do të marrin pjesë në episodin e tyre të parë. “Red Table Talk” ka transmetuar 100 episode deri më tani dhe ka fituar një ‘Emmy’ në 2021. Sezoni i ri i “Red Table Talk” vjen pas momentit famëkeq në ‘Oscars’ kur Will Smith goditi Chris Rock pas një shakaje për alopecinë e Pinkett Smith. Smith i ka kërkuar falje Rock-ut dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia. Kjo e fundit vendosi që Smith të përjashtohet për 10 vjet pas incidentit.
Në trailerin e ri të emisionit nuk është bërë me dije nëse Jada do të flasë për incidentin që bëri xhion e rrjetit në muajin mars në natën më madhështore të yjeve të Hollywood duke marrë gjithë vëmendjen. Jada nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt rreth kësaj ngjarjeje. I vetmi reagim i saj ka qenë një status në Instagram që është marrë si reagim për ngjarjen. “Ky është një sezon për tu shëruar dhe unë jam këtu për ta bërë këtë gjë.”
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

