5 Nëntor, 2020

“Ja u shërua nga Covid, dy javë na çmendi”, Arbana Osmani nxjerr videon me personin e saj të shtrenjtë


Ditën e sotme, Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet pranë babait të saj, i cili paska kaluar infektimin me Covid-19.

arbana osmani

Nëpërmjet videos së publikuar në Instastory, moderatorja ka zbuluar se pas tri javësh po takohet për herë të parë me të atin, sepse ka qenë i izoluar për shkak të koronavirusit.

Ja, u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë,”- tha ajo gjatë videos, krah së cilës shkruante: “Takim me Demon pas 3 javësh”.

arbana osmani (5)

Meqënëse Arbana solli në jetë Diellin më 19 tetor, atëherë, ky nuk është takimi i parë vetëm me moderatoren, por edhe me nipin e vogël.

arbana osmani1

© Panoramaplus.al