10 Maj, 2018

 Ja tre zakonet e përditshme që ju përshpejtojnë plakjen e syve


Dermatologët e kanë thënë gjithmonë se lëkura përreth syve është zona më delikate dhe për pasojë aty jepen shenjat e para të plakjes.

Janë disa zakone të përditshme ose gabime që bëjnë femrat në jetën e përditshme që e përshpejton plakjen, duke krijuar rrudha të parakohshme në zonën e syve.

Dermatologët thonë se përveç faktorit gjenetik janë, janë dhe katër faktorë të tjerë që e përshpejtojnë procesin e plakjes, por në qoftë se i rregulloni disa prej këtyre gjërave do të keni sy të çlodhur dhe lëkurën rreth tyre të shndritshme.

Syzet e diellit nuk janë vetëm modë. Mosvendosja e tyre i mban muskujt rreth syve të kontraktuara duke e rrudhur lëkurën më shpejt

Fërkimi i syve është zakoni më i keq i ditës për plakjen e tyre, dhe është rreziku numër një sipas dermatologëve, pasi krijon inflamacion.

Të flesh anash nuk është lehtësuese jo vetëm për qafën dhe shpatullat por dhe për sytë, për më tepër ushtron presion vetëm në një anë. Dermatologët rekomandojnë fjetjen në shpinë.

© Panoramaplus.al