11 Qershor, 2018

Ja si u veshën të ftuarit VIP në dasmën e Jona Spahiut (FOTO)


Jona Spahiu është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Një ditë më parë ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Frenklin.

Deri më tani Jona nuk ka publikuar asnjë video apo foto nga dasma në rrjetet sociale, duke e shijuar kështu në privatësi një ndër ditët më të veçanta për të.

Por kanë qenë të ftuarit e dasmës, ata që kanë postuar foto të ndryshme në “Insragram”, e kështu arritëm të shihnim edhe moderatoren se si duket nuse me barkun e rrumbullakosur.

Përveç familjarëve e të afërmve, Spahiu kishte të ftuar në dasmën e saj edhe miq të njohur të ekranit shqiptar, si Elona Duri, Ilda Bejleri, Ylli Limani, Dritan Shakohoxha, Vilma Masha, Joni Peçi, Bora Zemani e të tjerë.

Ndërkohë po ju tregojmë se si ishin ftuar disa nga të ftuarit VIP në dasmën e Jonës:

Dritan Shakohoxha me familjen

Ylli Limani 

Elona Duri me bashkëshortin

Ilda Bejleri me Joni Peçin

Vilma Masha

Bora Zemani

Panorama Plus

© Panoramaplus.al