20 Nëntor, 2020

“Ja si të zgjon dashuria”- Renato Mekolli nuk e festoi vetëm ditëlindjen këtë herë! Ja surpriza që i bëri partnerja e tij


Renato Mekolli festoi dje 38-vjetorin e lindjes, por këtë herë kjo ditë e veçantë e gjeti në SHBA, aty ku ndodhet prej disa ditësh.

renato mekolli (4)

Shefi i njohur i kushinëz si fillim zgjodhi t’i bëjë një urim vetes, prandaj publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku shfaqej i veshur me një bluzë të bardhë, ndërsa në kokë mbante një kapuç dhe syze, krah së cilës shkruante:

Krenar për jetën time. Duke festuar në vorbull. Djali i ditëlindjes”.

renato mekolli (2)

Por, duket se këtë udhëtim nuk ka dashur ta bëjë vetëm, pasi ka marrë edhe të dashurën.

renato mekolli (6)

Renato publikoi në Instagram një video, ku tregoi surprizën që ajo i kishte bërë që herët në mëngjes, duke e zgjuar me gota shampanje në krevat, ndërkohë që në sfond dëgjohej muzikë.

renato mekolli (1)

Ja si të zgjon dashuria”,- shkroi ai krahas videos, ku duket shumë i lumtur dhe “i përkëdhelur”.

Nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miqtë dhe të afërmit e Renatos, duke ia zbukuruar akoma më shumë këtë ditë të veçantë.

renato mekolli (5)

© Panoramaplus.al