Ka disa kohë që këngëtarja e njohur nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, por Tuna sërish mbetet shumë e dashur për publikun shqiptar. Ka më shumë se një vit që ajo i është përkushtuar tërësisht familjes dhe djalit të saj, Tian.

Por tani që i vogli i saj është rritur paksa, këngëtarja e gjen kohën edhe për t’u argëtuar me miqtë.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka festuar me komshiet e saj në Kosovë me të cilat siç duket ka bërë shoqëri.

Siç vihet re nga fotografitë e publikuara nga Tuna, vajzat janë kënaqur në shoqërinë e njëra-tjetrës.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
