9 Gusht, 2021

Ja si duket Silva Gunbardhi në përditshmërinë e saj, fotot nga paparazzi


Me kominoshe të gjera dhe flokë të lidhura shkujdesshëm me dy bishta lart, këngëtarja Silva Gunbardhi gati nuk njihet, teksa fotografohet nga paparazzi ynë në rrugët e Tiranës.

silva gunbardhi (6)

Në këto ditë të nxehta vere, me siguri, preokupimi i fundit është se si të dukemi si Vip edhe në përditshmëri. Të gjithë mendojnë si të jenë rehat dhe të vuajnë sa më pak vapën, gjë që e ka bërë edhe Silva.

silva gunbardhi (4)

Çifti i njohur shqiptar, Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti, janë rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë. Ata kanë publikuar këngën e re të quajtur “Sa t’kam prit”, pas një pauze të bërë në muzikë.

silva gunbardhi (10)

Dyshja vijnë me një interpretim të mahnitshëm, gjersa projektin e kanë kompletuar edhe me videoklip. Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vetë Dafi, kurse për muzikën e aranzhimin është përkujdesur Alsked Rrendja. Ky i fundit po ashtu ka bërë edhe miksimin e masterizimin.

silva gunbardhi (3)

Kënga tashmë gjendet e plotë në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ në “YouTube” dhe është tejet ndryshe nga projektet e mëparshme të dyshes. Silva dhe Dafi bashkëpunojnë thuajse në çdo projekt, por më të njohur u bënë me hitin “Të ka lali shpirt”.

silva gunbardhi (9) silva gunbardhi (2) silva gunbardhi (8) silva gunbardhi (1) silva gunbardhi (7) silva gunbardhi (5)

© Panoramaplus.al