28 Qershor, 2018

Ja si dukej Rozana Radi para 20-vitesh, nuk njihet (FOTO)


Ajo është një prej këngëtareve më të njohura, e cila me zërin e këngët e saj ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar. Bëhet fjalë për Rozana Radin, të cilën prej kohesh jemi mësuar ta shohim vetëm bionde.

Por së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku i ka lënë të gjithë pa fjalë, pasi është shfaqur me një look krejt ndryshe.

Rozana ka ndarë me ndjekësit një foto të 20 viteve më parë. Këngëtarja shfaqet krah mjeshtrit të penës, Alqi Boshnjakut. Në këtë foto ajo shfaqet brune dhe me flokë të mbledhur e me siguri asnjë nuk e ka njohur në fillim.

“Viti 1998 me mjeshtrin e penës Alqi Boshnjakun”, ka shkruar Rozana në foton e tyre të vjetër.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al