Nëse dëshironi të keni si kujtim një fotografi me Princ Charles, duhet të paguani shumën prej 200 mijë paund.

Një çmim të tillë e ka paguar miliarderi turk, Cem Uzan, vetëm që ai dhe bashkëshortja e tij të qëndronin pranë Princit në darkën e qershorit 2000, për të inauguruar fondacionin e princit, një fondacion i ngritur nga vetë Charles për promovimin e arkitekturës dhe dizajnit.

Siç shkruan “Daily Mail”, gruaja e miliarderit, Alana, u ul pranë Princit, por u ra dakord se Uzan duhej të dhuronte 200 mijë paund për fondaconin, gjë e cila u realizua.

Menjëherë pas darkës, fotot e miliarderit me Princ Charles u publikuan në të gjitha mediat e huaja.
Mesa duket miliarderi ia arriti qëllimit të tij, që ishte fama, duke qenë se paratë nuk i mungojnë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
