Këto ditë kemi dëgjuar shuma marramendëse lidhur me shpenzimet në ditën e martesës, pas tre dasmave të mëdha të showbizit shqiptar.

Vumë re që personazhet e njohur kishin shpenzuar shuma të konsiderueshme për zgjedhjen e këpucëve të nuses në ditën e tyre më të rëndësishme.

Por ndryshe nga Xhensila që kishte zgjedhur respektivisht këpucë me çmimin 3495 euro dhe Marina me çmimin 1495 euro , Orinda kishte bërë një zgjedhje më të thjeshtë, por shumë elegante.
Këpucët “Badgely Mischka”, të hapura në pjesën e majës, me disa gurë të shndritshëm që pasoheshin me një lidhëse kanë kushtuar vetëm 225 dollarë. Një blerje e zgjuar dhe me shije nga ana e Orindës!
© Panoramaplus.al

