Gjatë ditës së djeshme është njoftuar se yjet e “Euphoria”, si: Sydney Sweeney dhe Barbie Ferreira janë shfaqur si kandidatë të mundshëm për rolin e Madonnës në filmin e saj të ardhshëm autobiografik.

AAta kanë marrë pjesë në një audicion së bashku me Julia Garner, e cila është e njohur për rolin e saj kryesor në dramën Ozark të Netflix.
Por cilët janë disa nga aktorët të cilët dëshirojnë të marin rolin e Madonnës?

Sipas “Mirror”, Pugh, 25 vjeç, mendohej të ishte i preferuari në mesin e aktorëve që shkuan në audicione, dhe u pëlqye shumë nga juria.
Por i gjithë vendimi pritej të merren nga Madonna, dhe këngëtarja ende nuk e ka zgjedhur.

Para disa kohës, fansat dyshuar se Jennifer Garner mun dtë ishte e përzgjedhura e saj, pasi dyshja filluan të ndiqeshin në rrjetin social Instagram, madje dhe menaxherin i këngëtares postonte vazhdimisht story me këtë të fundit.
Megjithatë, së fundmi Maddona ka konfirmuar se ende nuk e ka zgjedhurin aktoren që do luajë rolin e saj në film, pasi gara mes tyre është mjaft e fortë.


