17 Shkurt, 2021

“Ja çfarë të bën nusja”- Të shtrirë brenda në vaskën e mbushur me petale trëndafili, biznesmeni publikon foton intime me Fjolla Morinën


Lidhja e dashurisë së Fjolla Morinës me biznesmenin Fisnik Syla është komentuar mjaft në mediat rozë.

Që nga momenti kur çifti bënë publike romancën e tyre, publikojnë shpesh foto e video me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Së fundmi, biznesmeni postoi në InstaStory momente nga festa e Shën Valentinit me këngëtaren.

Ata shihen të shtrirë në një vaskë të mbushur me petale trëndafili, ndërsa Fjolla Morina mban këmbët mbi kraharorin e bashkëshortit të saj.

“Çfarë të bën nusja! Çfarë na bërë Shën Valentin!”– shkroi Fisnik Syla krahas imazhit intim.

Çifti u martuan pak kohë më parë, ndërsa po shijojnë lidhjen e tyre në arrati, pasi këngëtarja është në kërkim nga policia.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al