8 Shtator, 2017

Ja çfarë mjekësia budiste na sugjeron se si ta heqim qafë nervozizmin


Stresi dhe nervozizmi për shumë njerëz janë pjesë e përditshmërisë, por ndonjëherë njerëzit e kanë të vështirë t’i kontrollojnë këto dy fenomene negative. Megjithatë, ekziston një teknikë e budistëve për relaksim dhe qetësim të mendjes.

Ja hapat që duhet të ndiqni: Vendoseni njërën dorë në ballë, ndërsa dorën tjetër në pjesën e pasme të kokës. Kjo do t’ju ndihmojë ta rritni qarkullimin e gjakut në këto pjesë të kokës, duke ndihmuar ta zvogëloni tensionin. Pa i larguar duart nga koka, merrni frymë dhe lirojeni atë, me një pauzë të vogël mes njëra-tjetrës . Duhet ta bëni këtë në një kohëzgjatje prej 10 minutash dhe më pas do të vini re ndryshimin në trupin tuaj. Kjo është një nga teknikat më të vjetra budiste.

© Panoramaplus.al