Siç dihet, opozita tashmë e ka braktisur Parlamentin dhe po zhvillon aktivitetin e saj në forma të tjera, duke akuzuar maxhorancën për korrupsion, lidhje me krimin etj..

Ndërkohë, maxhoranca ka vijuar punën e qetë në seanca parlamentare, duke miratuar e vetme ligjet dhe e pashqetësuar nga rrëmuja që bënte në sallë opozita. Këtë të enjte, ndërkohë që zhvillohej seanca parlamentare, paparazzi ynë ka gjetur dy eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike, të cilët po pinin kafe në një bar në qendër të Tiranës.
Bëhet fjalë për deputetin Genz Strazimiri, një politikan shumë aktiv, energjik dhe akuzues dhe Kastriot Islami, i cili, ndryshe nga Strazimiri që është në Parlament, ai nuk mundi të marrë një mandat. Me siguri, kanë pasur mjaft se për çfarë të flasin.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
