25 Korrik, 2018

Izmira Ulqinaku, deputetja demokrate që u celebrua pa bujë pasi mori mandatin


Izmira Ulqinaku është një nga deputetet më të reja të Parlamentit shqiptar. 27–vjeçarja nga Shkodra mori në shtator të vitit të kaluar mandatin e saj të parë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo është me profesion arkitekte, ka punuar si arkitekte në Bashkinë e Shkodrës dhe ka mbajtur postin e zëdhënëses së PD-së në Shkodër. Izmira iu bashkua Partisë Demokratike që në moshën 18-vjeçare.

Që ditët e para në Parlament, ajo ka rënë në sy për një pamje shumë të hijshme, si një vajzë elegante dhe me flokë të zeza të gjata. Në një intervistë dhënë rreth dy muaj më parë për “Gazetën Shqiptare”, Izmira flet për herë të parë shumë shkurt për partnerin e saj, ku rrëfen se edhe ai ka bindje të djathta, madje shton me humor se edhe nëse nuk do t’i kishte të tilla, do ia kishte ndërruar mendjen.

Por, në fakt, pak mund ta dinë, se kur u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Izmira rezultonte beqare. Në deklaratën e pasurisë të depozituar në ILKPD kur sapo u zgjodh deputete, ajo deklaron se është beqare. Kjo deklaratë u dorëzua më 12.10.2017 . Ndërkohë, më 23.3.2018 Izmira dorëzon një tjetër deklaratë në ILKPD, ku tashmë rezulton e martuar dhe me dy mbiemra: Rusi, Ulqinaku. Dokumentet janë publikuar nga opendata.al Në këtë deklaratë, Dietmar Rusi, bashkëshorti i saj, bën gjithashtu listën e pasurisë që disponon.

Ajo që bie në sy është fakti se që të dy kanë pasuri rreth 7000 euro, që i deklarojnë si kursime familjare dhe i kanë jashtë sistemit bankar. Me sa duket çifti nuk beson shumë në banka! Bashkëshorti i Izmirës ka mbaruar Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në faqen e tij në “Facebook”, tregon që është nga Shkodra dhe jeton në Tiranë.

Ndërkohë, Izmira, më herët, pohonte në intervista të ndryshme se vjen në Tiranë vetëm kur ka komisione dhe seanca Parlamentare, duke e bërë disa herë në javë rrugën Shkodër-Tiranë për të qenë pranë votuesve të saj. Mbase tani çifti i ri janë stacionuar në Tiranë. Ka edhe një detaj tjetër interesant, bashkëshorti i Izmirës është djali i ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Omir Rusi, i zgjedhur në vitin 2004 nga Partia Demokratike. Pra, bindjet e djathta janë në rrënjët e familjes te të dy,

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al