3 Dhjetor, 2019

Iu vlerësua bamirësia, Noizy merr certifikatë mirënjohjeje në Fier (Foto)


Reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku apo siç e njohim të gjithë, Noizy, ka treguar gjithnjë gadishmëri kur bëhet fjalë për të t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Përveç njerëzve të prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, Noizy ka dhënë një kontribut mjaft të madh për fëmijët me aftësi ndryshe. Dhe bamirësia i është vlerësuar. Ai ka qenë së fundmi në qytetin e Fierit ku ka marrë një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë ndër vite.

Këtë e ka bërë publike vetë oizy përmes postuimeve në ‘Instastory’ ku shihet certifikata e mirënjohjes dhe fansa të tij që brohorasin për të.

“Faleminderit Fieri”, shkruan reperi në videon e postuar.

 

 

© Panoramaplus.al