Babi i këngëtares së njohur Britnez Spears, Jamie Spears është në një gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një infeksioni masiv në njërën nga këmbët e tij.

Një muaj më parë Jamie u shtrua në shtrua në spital, ndërsa iu nënshtrua një operacioni të rëndë duke prerë njërën këmbë.
Sipas mediave të huaja babai i këngëtarës thuhet se iu nënshtrua gjithsej pesë operacioneve për të luftuar infeksionin, por në fund u detyrua t’i amputohej këmba.

I njëjti vuante nga një infeksion që rrjedh nga një operacion për zëvendësimin e gjurit që ai kishte 16 vjet më parë.
71-vjeçari ka humbur mbi dhjetë kilogramë për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
Megjithëse në një gjendje krietike për jetën, Jamie nuk kishte afër vajzën e tij në këtë kohë kaq të vështirë për të, pasi dyshja nuk ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
© Panoramaplus.al
