2 Korrik, 2025

Iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit të gjirit, Jessie J zbulon gjendjen e saj shëndetësore


Jessie J ka shprehur dëshirën e saj për t’u rikthyer në rutinën me të birin, pasi iu nënshtrua një operacioni për kancerin e gjirit.

jessie j

Këngëtarja zbuloi se i mungon të qenit një nënë aktive dhe kujdesi për të birin dyvjeçar siç bënte dikur.

Jam mirë. Ajo që më mungon më shumë është të qenit një nënë/person aktiv. Por është mirë të kesh pak kohë pushim dhe Skye po kalon një kohë të mrekullueshme me gjyshen dhe gjyshin“, shkroi ajo.

Jessie J ka një djalë 2-vjeçar me partnerin e saj Chanan Saphire Coleman.

Duke folur për shëndetin e saj, këngëtarja pranoi se është pak  e dhimbshme, por i siguroi fansat e saj se “mund ta përballoj këtë”.

Ajo shtoi se po bën ushtrime rehabilitimi dhe po përpiqet të ushqehet shumë shëndetshëm.

Sa i përket përballimit të dhimbjes, Jessie J zbuloi se ka ndaluar së marri qetësues dhimbjesh.

Thjesht nuk është për mua. Gjithashtu më pëlqen ta ndiej se si është, kështu që nuk e teproj.”

© Panoramaplus.al