9 Prill, 2024

“Iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale”- Deamishel në një gjendje jo të mirë shëndetësore: Kam qenë mes ankthit dhe lotëve…/ Çfarë ndodhi?


Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Demishel ka shqetësuar fansat mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Së fumdi ajo ka publikuar një foto, ku ka treguar se prej ditësh nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa para disa orësh ajo iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur rreth 4 orë.

Ndoënse Dea e ka kaluar operacionin me sukses, ajo nuk ka treguar shkakun që çoi në një ndërhyrje të tillë.

Pas operacionit, influencerja ka dhënë një mesazh për të gjithë duke thënë se tashmë pas kësaj sfide ka mësuar të vlerësojë gjërat e vogla që shpesh herë njerëzit nuk i marrin të mirëqena.

 

Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.

Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një nderhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.

Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.

Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.

Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtese për të mos i lëne pas dore kontrrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimiste dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!”– ka shkruar Dea.

© Panoramaplus.al