10 Korrik, 2024

Iu mbyll Instagrami, Veliaj reagon me videomesazh ndaj opozitës: Sapo e kemi rikuperuar nga hakërimi, por…


Kryebashkiakut Erion Veliajt i cili është mjaft aktiv ne rrjetet sociale i ishte mbyllur ditën e djeshme adresa e Instagramit.veliaj instaSqarimin çfarë ka ndodhur e ka dhënë vetë Veliaj, me një video të postuar në Facebook, TikTok dhe platformën X, pa humbur rastin që të tallet pak edhe me opozitën, duke cilësuar si trillime pretendimet e tyre

.“Jam shkrirë sot, duke qeshur me lot. Gjithë këta njerëzit që deri dje thoshin: ‘Na çmendi, pse nxjerr çdo gjë në Instagram’, ‘çfarë janë këto punë publike’, ‘çfarë janë këto pemë’, ‘çfarë është ky asfalt’, krejt papritur u shqetësua gjithë opozita sot: ‘Ku është Instagrami i Lalit?’ Instagrami do kthehet, sapo e kemi rikuperuar nga hakerimi, por edhe kjo puna ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ si e vetmja mënyrë për të bërë opozitë, sikur nuk shkon”, përgjigjet Veliaj.

© Panoramaplus.al