Kris Jenner është akuzuar për ngacmim seksual nga ish-truproja i saj. Mami më e famshme në botë i ka mohuar pretendimet, duke i konsideruar si “qesharake”.
Ish-truproja akuzon 64-vjeçaren se e ngacmoi seksualisht duke preur në qafë, shpatulla, krahë si edhe në pjesën e kofshës.
Ai pretendon se menaxherja e klanit Kardashian “bëri përparime seksuale pa dëshirën e tij”.
Bodyguard, identiteti i të cilit nuk është zbuluar pretendon se ylli i Keeping Up With The Kardashians ekspozoi pjesë të trupit të saj në “mënyrë të pahijshme dhe provokuese”.
Avokati i Jenner, Marty Singer, lëshoi një deklaratë ku mohoi me forcë akuzat.
“Kris mohon kategorikisht se është sjellë në mënyrë të papërshtatshme me akuzuesin,”– tha ai. “Roja i sigurimit ka punuar jashtë shtëpisë dhe kurrë nuk ka hyrë në banesën e Kris.”
Singer tha se roja i sigurisë kishte “shumë pak ndërveprim” me Jenner gjatë kohës që punonte me familjen e famshme.
“Pasi roja u kap në mënyrë të përsëritur duke fjetur në makinën e tij në orarin e punës, kompanisë së sigurimit iu kërkua që ta largonte nga puna,”– vazhdoi ai.
Truproja pretendon se ngacmimi seksual i Jenner filloi vetëm disa muaj pasi ai filloi punën, në maj 2017.
Burri u shpreh se Jenner injoroi lutjet e tij për tu ndalur.
Kris Jenner është nëna e gjashtë fëmijëve Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob Kardashian, si dhe Kendall dhe Kylie Jenner.







