Aktorja amerikane Olivia Munn ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer gjiri vitin e kaluar dhe iu është nënshtruar katër operacioneve në 10 muajt e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, aktorja 43-vjeçare tha se i është nënshtruar
një mastektomie (heqje të gjirit) të dyfishtë.
Munn tregoi se se kanceri ishte agresiv dhe i shpejtë, por që u kap në kohë. Aktorja bëri zbulimin tre ditë pasi mori pjesë në ceremoninë e çmimeve Oscar me partnerin e saj, komedianin John Mulaney, me të cilin ka djalin dyvjeçar Malcolm.
Aktorja, e cila është shfaqur në Magic Mike, Iron Man 2 dhe X-Men: Apocalypse, tha se pas kontrollove mjekësore zbuloi se kishte kancer Luminal B në të dy gjinjtë.
“30 ditë pasi u diagnostikova bëra një mastektomi të dyfishtë. Një ditë u ndjeva plotësisht mirë, në një ditë u zgjova në një shtrat në spital pas një operacioni 10 orësh. Jam me fat”, shkroi aktorja.

