25 Shtator, 2024

“U ikën lekët ”-Ledjona Xheladinaj thumbon ish-banorët e BBV! Ja për çfarë bëhet fjalë


Gazetarja Ledjona Xheladinaj,  ka thumbuar se fundmi me anë të një “InstaStory” personazhet e njohura të showbizit.

Çdo javë sondazhe të ndryshme publikojnë se sa shtohen apo pakësohen ndjekësit në Instagram të personazheve publikë, kryesisht atyre që kanë qenë banorë të BBV.

Mirëpo , lidhur me këto sondazhe, Ledjona ka ironizuar duke shkruar: “Kur dëgjoj këto sondazhet e rritjes së K-ve. Iu ikën lekët K”.

Duket qartë se në njëfarë mënyre ish-banorja BBV ka “akuzuar” personazhet se i blejnë “followersat” e tyre.

Kujtojmë që Ledjona u bë e njohur në emisonin “Piranjat”.  Më pas ajo mori pjesë në “Big Brother Vip3” ku në një nominim të fortë përballë Eglës, Ilnisës, Heidit dhe Jetmirit, Ledjona dha fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme si banorja më pak e votuar nga publiku.

© Panoramaplus.al