14 Maj, 2018

Italia nuk na dha asnjë pikë në “Eurovision”, reagon Ermal Meta: Unë do ia jepja Shqipërisë


Juria italiane nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë në Eurovision, duke i habitur të gjithë fansat e Eugent Bushpepës, e jo vetëm, ndërsa ne e vlerësuam me plot 12 pikë Ermal Metën, i cili përfaqësoi shtetit fqinj.

Duket se pikërisht ky “përjashtim” i Shqipërisë nga pikët, ka bërë që të reagojë edhe Ermali i cili shkruan se nuk e kupton këtë lloj vlerësimi.

“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Zëri i Eugentit është mbresëlënës”, ka shkruar Ermali në një postim në Twitter.

© Panoramaplus.al