14 Mars, 2018

Ishte vajza më e bukur e shkollës, shpërfytyrimi i saj është i dhimbshëm


Edhe pse bukuria e saj ishte një ndër tiparet më dalluese, ajo nuk kishte dëshirë të njihej për këtë, por ëndërronte dhe studioi për t’u bërë një avokate e suksesshme.

Por një aksident i shkaktuar nga i dashuri i saj, i cili në nerva e sipër e kaloi semaforin me të kuqe dhe u përplas me një makinë tjetër, i ndryshoi rrjedhën e jetës 23 vjeçares ruse.

Ajo pësoi dëmtime të rënda në tru dhe në trup, duke u verbuar e duke humbur memorien për një periudhë.

Sot ajo është shndërruar tërësisht nga vajza që dikur e njihnin të gjithë, e sikur të mos mjaftonte kjo, familja e saj nuk i përballon dot shpenzimet ekonomike për ta kuruar e për t’i siguruar asaj një jetë të re.

Maria Lebedevan sot kërkon ndihmë për të gjetur të ardhura dhe mjekë që ta marrin përsipër dhe ta ndihmojnë.

© Panoramaplus.al