Aktori i njohur Star Wars ka vdekur pas infektimit me koronavirus. Andreë Jack vdiq në një spital të Surrey të martën.

Agjentja e 76 vjeçarit, Jill McCullough i bëri homazh duke thënë se është një nga zërat më të ndritshëm të botës së aktrimit.
McCullough tregoi se aktori u nda nga jeta pa pasur mundësinë të shihte gruan e tij në ditët e fundit të jetës për shkak se ajo ishte e izoluar në karantinë në Australi.
“Ai nuk arriti të shihte gruan e tij Gabrielle Rogers, me të cilën ishte shumë i dashuruar sepse ajo kishte ngecur në një karantinë në Australi,”– tha agjentja.
Jack jetonte në një shtëpi-varkë.


