Para disa javësh,multi-miliarderja Kylie Jenner solli në jetë fëmijën e saj të dytë me partnerin Travis Scott të cilin e quajti Wolf Webster.

Së fundmi,ajo ka pranuar se pas ardhjes në jetë të djalit gjërat për të nuk kanë qenë aq të lehta.
“Është shumë e vështirë”-ka thënë Kylie gjatë një videoje të publikuar në Instastory.
“Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”, tha tutje ylli.

Kylie u shpreh se kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar “mendërisht dhe fizikisht” për të, e ndaj dëshiron që të flasë për të tilla vështirësisht publikisht në mënyrë që të ndihmojë edhe nënat e reja të cilat e kanë të vështirë të rikthehen në jetën e mëparshme.
Ylli i “Kardashians” e mbylli mesazhin e saj emocionues duke thënë: “Është në rregull të mos jesh mirë”.

Jenner tha se ajo kishte ushtruar presion mbi veten, por thjesht duhej t’i kujtonte vetes se ajo “krijoi një njeri të tërë – një djalë të bukur të shëndetshëm”.
“Ne duhet të ndalojmë së ushtruari presion mbi veten tonë për t’u kthyer, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht pas lindjes, po iu dërgoi dashuri”, shtoi ajo në fund.


© Panoramaplus.al

