17 Janar, 2020

Ishte presidentja e parë femër e Grammys, pushohet nga puna shefja ekzekutive vetëm 10 para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ja arsyeja


Shefja ekzekutive e Recording Academy, që organizon çmimet Grammy, është larguar nga pozita e saj vetëm 10 ditë para ceremonisë së këtij viti në Los Angeles.

Deborah Dugan u hoq nga pozita pas një pretendimi për sjellje të keqe.

Dugan zëvendësoi ish-shefin ekzekutiv Neil Portnow, i cili shkaktoi polemikë në vitin 2018 kur sugjeroi që artistet femra duhet të  bënin hapa përpara dëshironin që të njiheshin në Grammys.

Ajo ishte presidentja e parë femër e Akademisë dhe në një intervistë të botuar këtë javë, e konsideroi rolin e saj si punën më të mirë në planet.

Në një deklaratë, Recording Academy, ndërsa sqaroi vendimin e pushimit të saj duke thënë: “Në dritën e shqetësimeve të ngritura para bordit të Akademisë, përfshirë një pretendim zyrtar për sjellje të keqe nga një anëtare e Akademisë, vendosëm që kryetarja dhe shefja ekzekutive të pushohet menjëherë.”

Ndërsa shtoi se janë vendosur dy hetues të pavarur që do të kryejnë në lidhje me akuzat.

“Bordi përcaktoi që ky veprim të ishte i nevojshëm në mënyrë që të rivendoste besimin e anëtarësimit në Recording Academy, të ngrejë moralin e punonjësve dhe të lejojë që Akademia të përqendrohet në misionin e saj për ti shërbyer krijuesve të muzikës.”

Kryetari i bordit Harvey Mason Jr do marrë rolin e Dugan derisa të mbyllen hetimet.

 

© Panoramaplus.al