Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur hapur për raportin që vazhdon të ruajë me ish-partnerin e saj, Romeo Veshaj, duke e kujtuar marrëdhënien e tyre si një nga periudhat më të bukura të jetës së saj.

“Ka qenë një periudhë shumë e bukur e jetës sime. E kujtoj me dashamirësi sepse i kemi ruajtur raportet,” u shpreh ajo.

Artistja theksoi se do të kishte dashur që një marrëdhënie të tillë korrekte ta kishte edhe me babain e djalit të saj, Danit.
“Do kisha dashur që edhe me babin e Danit të kisha këtë raport që kam me Romeon sot e kësaj dite, me familjarët e tij. Më uron për çdo ditëlindje të Danit, timen, të mamit. Edhe unë e uroj atë dhe i jam shumë mirënjohëse se ka qenë një ndër partnerët e vetëm që ka bërë shumë për Danin.”

Jonida nënvizoi gjithashtu edhe lidhjen e fortë që Romeo kishte krijuar me djalin e saj, duke treguar se kjo marrëdhënie ka lënë gjurmë edhe sot.
“Kanë qenë shumë të lidhur dhe Dani edhe sot e kësaj dite e përmend, nuk e ka harruar.”

Ndër të tjera Jonida kujtoi gjithashtu një moment të saj intensive me angazhime artistike, kur iu desh të largohej për disa muaj nga Shqipëria dhe Romeo ishte kujdesur për djalin e saj.

“Mbaj mend që unë fitova Eurovision dhe më duhej të lëvizja gjashtë muaj, dhe i thoshte mamit: ‘Bëje Danin gati se do ta nxjerr’, edhe e nxirrte në park lojërash me prindërit e tij. Gjë shumë e rrallë për mentalitetin shqiptar.”


