21 Tetor, 2021

Ishte një nga historitë më të bukura të dashurisë në BB, Bjordi Mezini flet për Adelën 4 vite pas vdekjes së saj dhe planet për krijimin e familjes: E kujtoj shpesh, ka qenë e rëndësishme për mua!


Ajo mes Bjordi Mezinit dhe Adelajda Xhamani ishte një nga historitë e dashurisë më të mëdha në “Big Brother”.

bjordi mezini adelajda (2)

Edhe pse nuk pati një fund të lumtur, Adela dhe Bjordi kanë kujtuar gjithmonë me respekt njëri-tjetrin.

bjordi mezini adelajda2

Katër vite pas ndarjes nga jeta të moderatores, regjisori tregoi se e kujton shpesh të ndjerën, duke shtuar se Adela ka qenë një vajzë fantastike dhe ndanë së bashku një pjesë të mirë të jetës së tyre.

bjordi mezini adelajda3

“E kujtoj shpeshherë me shumë afeksion. Kishim vite që ishim ndarë kur ndodhi ajo që ndodhi, rrugët tona ishin ndarë. Ishim dy njerëz që ndamë një pjesë të mirë të jetës bashkë, ishim shumë të rinj dhe gjërat ndryshojnë. E kujtoj shpesh, ka qenë e rëndësishme. Ishte një vajzë fantastike, nuk e mohoj dot”, tha ai, i ftuar në “Natën me Aulonën”.

bjordi mezini adelajda5

Regjisori filmave u shpreh se ende nuk është gati për të krijuar një familje me partneren e tij, pasi “ka nevojë të vendosë disa gjëra në vijë”.

bjordi mezini adelajda

“Në një lidhje jam egoist, kam edhe gjëra pozitive, e para punës jam i bukri dheut (qesh). Jam i qetë, romantik. Në njëfarë mënyre jam gati për të krijuar familje, shpirtërisht, nuk më mungon asgjë. Por nuk kam kohë fizike. Jam në një fazë të çuditshme të jetës sime, kam nevojë të vendos disa gjëra në vijë përpara se të krijoj familje. Puna sigurisht ndikon, jo të gjithë e kuptojnë. Kërkon përkushtim nga një person, ky përkushtimi që kam për punën time më merr energji që do i vendosja diku tjetër”, u shpreh Bjordi Mezini.

jona-spahiu-bjordi-mezini1

Prej 5 vitesh, ai është në lidhje me një vajzë simpatike brune, e panjohur në publik, që quhet Jona Spahiu.

Është vetë ajo që poston shpesh foto me Bjordi Mezinin në “Instagram”, siç ishin pozat e udhëtimeve në Vjenë apo pushimet në Jug.

Ndërsa vetë regjisori përpiqet të jetë sa më diskret në këtë histori, duke u mjaftuar me ndonjë një foto çift.

/Panoramaplus.al

bjordi mezini adelajda1

© Panoramaplus.al