Margot Robbie ka rrëfyer së fundmi se ka mbetur e ‘shokuar’ pasi fotot e saj të cilat janë shkeputur teksa ajo po xhironte skenën e filmit Barbie me një veshje me ngjyra të ndryshme neoni.

Aktorja e cila ishte e ftuar në emisionin ‘Tonight me Jimmy Fallon’ , ish-ylli i Neighbours tha se publikimi i fotove të xhirimeve të saj në Venice Beach në Los Angeles me Ryan Gosling ishte ‘momenti më poshtërues i jetës së saj’.
“Dukemi sikur po qeshim dhe po argëtohemi, por në fakt po vdisnim nga brenda.”

“Ky është momenti më poshtërues i jetës sime”, shtoi ajo.
“E dija se kishim disa pjesë të jashtme për të xhiruar në LA. E dija, sado të përpiqesh të fshihesh prap do të biesh në sy”.

“Ndoshta do të kishte një turmë të vogël njerëzish që do të na vinin re sepse ne dalloheshim me ato veshje. Kështu që e dija se do të kishte pak vëmendje dhe me siguri do të dilnin disa foto, por jo si ndodhi. Ishte çmenduri, ishte sikur qindra njerëz të shikonin.’

Margot u shfaq në emision për të promovuar filmin e saj të fundit ‘Amsterdam’ dhe gjithashtu i uroi Jimmyt ditëlindjen e 48-të – duke i sjellë atij pak bukë australiane.


