Tupac Shakur është gjallë dhe jeton si mos më mirë në Malajzi, sipas djalit të shefit të shtëpisë diskografike, i cili ishte me të natën kur u qëllua me armë zjarri.

Tupac dhe Suge Knigh
Tupac Shakur u shpall i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri teksa lëvizte me makinë 22 vjet më parë, por shumë refuzojnë të besojnë se ai u vra.
Shumë sugjerojnë se reperi është ende gjallë, ndërsa më herët gjatë kësaj jave, u raportua se ai shkoi ilegalisht në Kubë me ndihmën e Fidel Kastros.

Por tani, djali i bosit të shtëpisë diskografike “Death Row Records”, Suge Knight, shprehet se Tupac në fakt, është gjallë dhe jeton në Malajzi.
Në një video në Instagram, ka publikuar pamjet që tregojnë një person që në fakt shumë me Tupac, i veshur me një xhaketë dhe kapelë të kuqe.
© Panoramaplus.al

