John Travolta dhe Kelly Preston kanë kujtuar djalin e tyre të ndjerë, Jett në atë që do ishte 28 vjetori i tij i lindjes.

Kanë kaluar 11 vite që kur fëmija i tyre i madh u nda nga jeta dhe çdo vit çifti i famshëm kujton Jett në ditën e tij të lindjes.
Secili prej tyre i bëri dedikime të veçanata në rrjetin social Instagram, duke publikuar fotografi familjare në nder të tij.
“Gëzuar ditëlindjen Jetty! Ne të duam ty,”– shkroi Travolta.

Aktori 66-vjeçar shoqëroi postimin me një foto të djalit ku shihen në sy dhe i buzëqeshin njëri-tjetrit.
Gjithashtu edhe Preston publikoi një foto duke u përqafuar me Jett ku shkroi: “Gëzuar ditëindjen Jetty ynë i ëmbël. Të duam.”

Jett vuante nga autizmi dhe humbi jetën gjatë pushimeve familjare në Bahamas.
Ai u gjet i vdekur në vaskë në janar 2019 pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Grand Bahama Island.


