18 Maj, 2020

“Ishte mbretëresha e kinemasë”, Koronavirusi i merr jetën aktores së famshme spanjolle: Një tjetër viktimë e COVID-19


Aktorja e njohur spanjolle, Pilar Pellicer ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në moshën 82-vjeçare.

Lajmi u konfimua nga prezantuesi Luis Magana me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Një tjetër viktimë nga COVID-19, një aktore e shkëlqyer, Pilar Pellicer … Pellicer… (1938-2020) mbretëresha e Epokës së Artë të kinemasë meksikane.”

Aktorja e ndjerë debutoi për herë të parë në filmin “Nazarin” me regji të Luis Bunuel, me personazhin e Lucias.

Gjatë karrierës së saj ajo ka luajtur në 43 filma artistikë përfshirë Santa, Pedro Paramo, Las Poquianchis, Cadena perpetua dhe Tres Mujeres en la Hoguera, një film kult i pari për lesbike në Meksikë, ku luajti me Maritza Olivares dhe Maricruz Olivier.

Vdekja e Pellicer ishte një suprizë për të gjithë, pasi nuk ishte bërë publik fakti që ajo ishte infektuar me koronavirus.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al