Prej shumë vitesh është diskutuar fakti se përse Gentian Zenelaj dhe Julian Deda i dhanë fund miqësisë me njëri-tjetrin.

Po pas kaq kohës, të dy ata u pajtuan duke sjellë një rikthim të bujshëm të SHBLSH në natën e ndërrimit të viteve së bashku me Ermal Mamaqin.
Aktori i humorit Jul Deda foli për herë të parë për ndjesinë e ribashkimit të tyre.
Ai tha se ribashkimi ishte sikur s’ka ndodhur asgjë mes tyre dhe marrëdhënia filloi pikërisht aty ku e kishin lënë.
“Të them të drejtën kur filluam provat ishte sikur për herë të fundit kishim bërë prova para dy ditësh, u rikthye çdo gjë sikur nuk kishte ndodhur asgjë më parë.
Treshja jo është një treshe jo e stisur, është një treshe organike. Tek ne nuk ka as i parë, as i dytë dhe as i tretë. Jemi ne të tre, secili në pozicionin e vet. Është e pathënë që ti bëj këtë, ti bëj këtë, jo fare. Dhe kur morëm materialin e ndjemë se cili është për kë.
Funksionin marrëdhënia dhe kimia mes nesh. E dimë sa do flasë tjetri dhe kur do hedhë batutën. Mjafton një shikim me sy. Ribashkimi ishte sikur s’ka ndodhur asgjë,”– tha Juli i ftuar në emisonin “Rreze Dielli”
Aktori shtoi se vitet që nuk folën bashkë ishin vite të humbura dhe se tani nuk ia vlen të humbin asnjë minutë, duke shtuar se do ketë bashkëpunime midis tyre.
“Ishte e njëjta gjë. Pas dy ditësh ikëm në Ersekë me njëri-tjetrin. Kur pimë kafen e parë mbrapa kuptuam se nuk kishte asgjë për të sqaruar. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi pasur bashkëpunim dhe nuk ia vlen të humbim asnjë lloj minuti nga sot e mbrapa.
Do ketë bashkëpunime. Patjetër dhe do ti fillojmë shumë shpejt. Bashkëpunime në gjithçka. Duhet të shfrytëzojmë dëshirën e publikut për të na parë ne të treve bashkë. Do ta shfrytëzojmë deri në fund,”– u shpreh Deda.
Ndërsa më pas shtoi: “Nuk po flas për këtë film por për film tjetër”, duke lënë të nënkuptohet se bashkëpunimi radhës mes të treve do jetë një produksion filmi.
© Panoramaplus.al
