Mesa duket aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi është bërë nostalgjik. Ai ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto të vjetër, ku tregon edhe se si kanë ndryshuar gjërat në shoqëri.

“Ishte koha kur dikush të merrte në telefon dhe ti i thoje: a ke ofertë? Sa i madh jam ja hedh vetes dorën në qafë”, ka shkruar Ermali krahas fotos së tij publikuar në rrjetet sociale.

Por ndër të tjera vihet re dhe ndryshimi i Mamaqit nga fillimet e jetës së tij artistike kur ishte djalë me flokë kaçurrele.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
