12 Tetor, 2020

“Ishte e tmerrshme”- Katër javë pas operacionit, Enca tregon foto të kyçit të thyer, por ka edhe një surprizë


Katër javë më parë Enca pësoi një aksident dhe iu desh ti nënshtrohej një operacioni.

Së fundmi, këngëtarja ndau me ndjekësit foto të kyçit të këmbës që është i ënjtur dh ku duken qartë shenjat e operimit teksa bën fizioterapi për ta lëvizur.

Ajo u shpreh se thyerja e kyçit të këmbës ishte e tmerrshme dhe për shkak të gjendjes së saj nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Por gjatë kësaj periudhe, Enca nuk ka qëndruar duarkryq. Ajo zbuloi se së shpejti ka një surprizë për fansat, por nuk zbuloi për çfarë bëhet fjalë.

“Për ata që kanë pyetur, kam thyer kyçin tim të këmbës katër javë më parë (ishte e tmerrshme) dhe iu nënshtrova një operacioni. Kjo është arsyeja pse nuk kam qenë aktive në mediat sociale. Por gjatë kësaj kohe kam bërë shumë gjëra. Qëndroni gati,”- shkroi ajo në një postim në Instagram.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al