24 Shkurt, 2021

“Ishte e tmerrshme”- Enca Haxhiaj tregon të gjithë rrugëtimin e shërimit pasi theu këmbën


Enca Haxhia pësoi një aksident vitin e kaluar, si pasojë e të cilit theu këmbën dhe iu nënshtrua një operacioni.

enca (8)

Këngëtares iu desh kohë të rikuperohej, pasi ka qëndruar rreth dy muaj në shtëpi duke u kujdesur për këmbën.

enca (9)

Megjithatë, herë pas here ajo mblidhte forcat, bënte make up, dhe publikonte foto e video për ndjekësit e saj.

enca (3)

Por, ditën e djeshme, ajo publikoi në Instastory një video, që tregonte rrugëtimin e saj që kur theu këmbën e deri tek rikuperimi.

enca (5)

Ishte e tmerrshme”, shkroi ajo krahas postimit.

enca (7)

Si fillim, në video duket këmba e deformuar e më pas shfaqen pamje nga dita e operacionit, shenjat e qepjes, dhe pamje nga fizioterapia.

enca (1)

Enca u tregoi fansave vitin e kaluar se kishte futur shumë hekura në këmbë dhe u kërkoi mendim nëse duhet të bënte ndonjë tatuazh tek shenja që i kishte ngelur pas operacionit.

enca (2)

enca (4)

© Panoramaplus.al