Semi Jaupaj ka folur mbrëmjen e sotme për lidhjen e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj, duke e cilësuar si të shëmtuar.

Në “Post Big Brother VIP” me anë të një videoje produksioni tregoi momentet që ata kanë pasur brenda “Big Brother VIP”. E pyetur se çfarë do të ndryshonte në marrëdhënie me Donaldin, ajo u shpreh se donte të ishte më e ftohtë me të. Teksa foli edhe për akuzat që i janë bërë që ajo nuk e ka mbështetur Donaldin nga jashtë.
“Nuk dua të bëj ndonjë koment të madh. Unë jam pro dashurisë. Mënyrat si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të gjente mënyra për të dërguar mesazhe për Borën. Njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë.”- tha ajo.
Po ashtu, është folur për shoqërinë që këngëtarja ka pasur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Donaldin.
“Këtu do ndalem pak sepse këtu jam komentuar gjatë gjithë kohës, që nuk e kam mbështetur. Pas asaj që ndodhi unë realisht, nuk isha dakord për zgjedhjen e tij që bëri. Nëse vinte puna tek Donaldi si lojtarë unë e kam mbrojtur. Jo duke bërtitur shumë ndoshta, por nuk e kam hedhur poshtë.”- u shpreh Semi.
© Panoramaplus.al

