Justin Bieber u martua me modelen Hailey Baldwin në vitin 2018, në një ceremoni të fshehtë dhe larg syve të publikut.

Këngëtari ka folur së fundmi në lidhje me këtë vendim të rëndësishëm që mori në jetë dhe ka treguar ulje-ngritjet që kanë përjetuar në vitin e parë të martesës, raporton “People”.

“Ndjeja sikur kjo ishte një thirrje për mua. Pra, të martohesha dhe të kisha fëmijë dhe të bëja gjithë ato gjëra”,- tha fillimisht Justin.

Ndërkohë, ai rrëfeu se vështirësitë që hasnin në martesë vinin vetëm për shkak të mungesës së besimit që ai kishte, por Hailey e ka ndihmuar dhe i ka qëndruar gjithmonë pranë.

“Viti i parë i martesës ishte me të vërtetë i vështirë, sepse kishte shumë punë. Thjesht kishte mungesë besimi. Kishte të gjitha ato gjëra që ju nuk doni t’i pranoni tek personi me të cilin jeni, sepse është e frikshme”,- u shpreh Justin.

“Ne thjesht po krijojmë këto momente si çift, si familje, po ndërtojmë këto kujtime. Dhe është e bukur kur ke të gjitha këto që i pret me padurim. Më parë, nuk i kisha që të prisja me padurim në jetën time.

Jeta ime në shtëpi ishte e paqëndrueshme. Nuk kisha një person tjetër të rëndësishëm. Nuk kisha dikë që ta doja. Por tani e kam atë”,- tregoi këngëtari.



