24 Shkurt, 2021

“Ishte çmenduri! Nuk ishte ky plani…”- Ellie Goulding zbulon se është në pritje të ëmbël për herë të parë!


Ellie Goulding është në pritje të fëmijës së parë, bashkë me bashkëshortin Caspar Jopling.

ellie goulding (1)

Këngëtarja 34-vjeçare, e cila tani është 30 javëshe shtatzënë, ka treguar se momenti kur mësoi së është në pritje të ëmbël ka qenë në ditën e përvjetorit të parë të martesës së saj, në muajin gusht, shkruan “Sky News”.

Duke folur për “British Vogue” nga shtëpia e saj në Gloucestershire, këngëtarja tha se kishte përformuar në një koncert live para se të zbulonte shtatzëninë.

ellie goulding (4)

E zbuluam kur unë dhe Caspar udhëtuam jashtë me rastin e 1-vjetorit të martesës. Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë i parë. Nuk ishte ky plani. Mendimi se mund të isha shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Të mbetesha shtatzënë më bëri të ndihesha njerëzore. Po e shijoj shumë. Edhe bashkëshorti po e shijon shumë”,- tha Goulding.

ellie goulding (3)

Ajo është shprehur se në fillim nuk e besonte se ishte në pritje të ëmbël, por pas ndryshimeve të para në trup filloi ta merrte seriozisht.

ellie goulding (2)

Fillova të kisha një trup komplet tjetër dhe energji tjetër. Nuk mund të pranoja gjithçka. Në fillim isha një njeri që haja vetëm gjëra të shëndetshme dhe pastaj papritur doja vetëm McDonalds. Dhe isha pak e trembur. Papritur doja gjithë gjërat e këqija. Doja vetëm sheqer dhe karbohidrate”,- rrëfeu këngëtarja.

ellie goulding (7)

Ajo ka shtuar se është shumë e lumtur që po bëhet nënë edhe pse bebushi erdhi pa planifikim.

© Panoramaplus.al